osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuza qesharake e SPAK! Dorëzon pretencën për Safet Gjicin: Ja sa vite burg kërkon për një ofertë tenderi që nuk ekziston

Akuza qesharake e SPAK! Dorëzon pretencën për Safet Gjicin: Ja sa vite burg kërkon për një ofertë tenderi që nuk ekziston

SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe gruan me të cilën ai u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e zyrës së tij, Alma Kaçi, në këmbim të një tenderi.

Kështu, SPAK ka kërkuar 4 vjet e 6 muaj burg, dhe nga gjykimi i shkurtuar dënimi përfundon me 3 vite.

Ndërkohë, për Alma Kaçin SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet në vetëm 1 vit heqje lirie. Seanca e radhës është caktuar për në 25 janar.

Kujtojmë se, në seancën e parë, të pandehurit konfirmuan qëndrimin e tyre për gjykim të shkurtuar, ndërsa SPAK pretendoi se filmimi i video-skandalit në Bashkinë Kukës të jetë bërë me vullnet të plotë nga Alma Kaçi.

Sipas SPAK, nga provat e administruara, ka rezultuar se pas favorit seksual të marrë nga Gjici, mes tij dhe Kaçit është bërë një bisedë ku kryebashkiaku e drejton Kaçin për te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Në banesën e Kaçit, është gjetur një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Kaçi ka dhënë disa versione gjatë marrjeve në pyetje. Fillimisht, ajo ka pretenduar se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ “Fiks Fare”, pasi, sipas saj, ishte gazetare e padeklaruar e këtij programi.

Sipas SPAK, në telefonin e Kaçit, iu gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të emisionit investigativ, ku Kaçi fliste për këtë filmim, por nuk është provuar një marrëveshje mes tyre. Në një tjetër deklarim, Kaçi ka pretenduar se për filmimin ka pasur dijeni edhe ish-kreu i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi, që, sipas saj, ia kishte marrë me forcë USB-në. Por, ky pretendim i saj nuk ka gjetur mbështetje në prova të tjera.