Lulzim Basha teksa ka mbajtur pasditen e sotme një konferencë për mediat është pyetur ndër të tjera mbi numrin e reduktuar të anëtarëve të forcës politike që ai drejton.
Basha ka deklaruar se sipas zgjedhjeve të 2021, PD-ja ka 60 mijë anëtarë.
Ndërkohë që gjatë fjalës së tij ai ka shtuar se disa prej tyre janë larguar nga Shqipëria, ndërsa disa të tjerë dhe kanë humbur jetën.
“Nuk e pranoj premisën e pyetjes suaj, në 2021 kanë marrë pjesë 40 mijë anëtarë, në zgjedhjet e korrikut, 18 mijë anëtarë të PD. Bëhet fjalë në votimin për kryetarin e Partisë Demokratike.
18 mijë kanë marrë pjesë, por në zgjedhjet e 2021, 40 mijë kanë marrë pjesë. E keni të gabuar premisën. PD me regjistrin e 2021, me regjistrin e zgjedhjeve të vitit 2021, arriti të konfirmojë afro 60 mijë anëtarë funksionalë. Një pjesë e tyre janë larguar, një pjesë kanë humbur jetën.
Numri total i konfirmuar para zgjedhjeve të 25 prillit, është afro 60 mijë. Ta lëmë me kaq. Askush në Partinë Demokratike nuk përjashtohet se mendon ndryshe nga kryetari. Unë nuk e konsideroj butësi dhe as dobësi, por pjekuri politike.
Problemi nuk qëndron këtu, por tek agjenda politike e Partisë Demokratike. Nuk bëhet fjalë për agjendë dosido,” tha Basha.