Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave për shpenzimin e shumave të mëdha të parave për ndërhyrje estetike, duke i quajtur si të pabesueshme dhe qesharake.
Kryemadhi po hetohet nga SPAK për mashtrim me pasurinë, pasi është kallëzuar bashkë me Ilir Metën për shpenzimin e qindra mijërave euro për dobësim dhe botox, në Vienë dhe San Marino, duke mos deklaruar asgjë në ILDKPKI.
Kryemadhi pranoi se ka kryer ndërhyrje në San Marino dhe Vienë për kistin në kokë dhe të gjtha i ka deklaruar në ILKDKP.
Në emisionin “Open”, Kryemadhi zbuloi dhe një episod të pazakontë, duke thënë se teksa po i dilte narkoza nga operacioni, iu shfaq në ëndërr Sali Berisha.
Kryemadhi në fakt akuzohet për ndërhyrje estetike në fytyrë, gjë që e mohon, duke pretenduar se bukurinë e ka natyrale, ndonëse krahasimi i fotove tregon të kundërtën.
“Kam bërë edhe një kist në kokë madje kur më ka dalë narkoza, i kam thënë edhe Ilirit, më ka dalë në ëndërr Sali Berisha. Janë të gjitha të deklaruara te ILKDKP-ja. Por është teoria shpif dhe bëj me baltë se diçka do të mbetet. Për pastrim parash hetohet vajza ime e vogël, me akuzën e… së Edi Ramës që ëshët Halit Valteri. Unë do kërkoj të hetohet për vëllain e Edi Ramës, gruan e Edi Ramës. Nënën e Erion Veliajt, gruan e Veliajt…”, deklaroi Kryemadhi.
Megjithatë, Eni Vasili e pyeti Kryemadhin se ka ardhur në formë, pra se ka ndryshuar në fytyrë.
“Është edhe një çik gjenetike. Prandaj Edi Rama thotë merruni me operacione plastike, se ato janë shkrimet më të klikuara“, tha Kryemadhi.