Pasi falimentoi me sukses në garën për kryebashkiak të Tiranës, duke humbur me mbi 60.000 vota diferencë nga Erion Veliaj, Belo Këlliçi ka vendosur të hidhet në fushën e ”investigimeve” duke u përpjekur të fitojë përmes gjobëvënies atë që nuk arriti të fitonte me diplomën e tij falso.
I përkrahur dhe nga të ashtuquajturit Muli dhe nje tip qe quhet Vesho, Belo Këlliçi ka sajuar për vete rolin e komandantit të çetës investigative të Rithemelimit.
Tre hetuesit mbledhin dokumentet që gjejnë (Muli përdor rolin e tij si deputet duke besuar se ka më shumë akses), pastaj fillojnë seleksionimin: Lënë mënjanë dokumentet që i përkasin biznesmenëve “miq”(që i paguajnë për të heshtur), i mbyllin në sirtar ata të klanit Berisha (për t’i përdorur kur Berisha të ketë rënë përfundimisht) dhe përdorin ato pak letra që u teprojnë, për betejat e tyre patetike politike.
Natyrisht që tre “investiguesit” bashkë nuk arrijnë të kuptojnë asgjë nga dokumentat që kanë para syve (thonë se njëri i lexon, tjetri i shkruan dhe i treti tërheq vetëm hundët), ndaj, në fund, investigimet përfundojnë në fletushka qesharake.
Belo Këlliçi është i dëshpëruar se askush nuk e merr seriozisht, as gruaja e tij. Ndërsa dje kishte veshur xhaketë e kollaro duke dalë me krenari tek Shkëlzeni-TV për të shpallur një kallëzim kundër Report TV, e shënjestruar prej Belos si një TV kriminale, në të njëjtën kohë në fakt bashkëshortja e tij, Ana, ndodhej pikërisht në studion e Report TV për të prezantuar librin e saj.
Kur në mbrëmje, i kthyer në shtëpi, kollovar u mërzit për praninë në “tv e inkrimiminuar”, Ana (që vjen nga një familje e kulturuar) ja mbylli gojën dhe Belo, edhe më i zi nga turpi, nuk foli më asnjë fjalë. I emargjinuar nga Rithemelimi, i emargjinuar edhe në shtëpi./