Berat Gjimshiti ka zhvilluar një ndeshje të madhe në përballjen kundër Milanit. Atalanta arriti të fitonte me shifrat 2-1 dhe kështu arriti që të kalonte në gjysmëfinalen e Kupës.
Paraqitja e mbrojtësit shqiptar ishte fantastike, por të gjitha lëvdatat duhet të shkojnë për të për sprintin e minutës së 47.
Gjatë një goditje këndi te Atalantës, Gjimshiti shkon për të rrezikuar portën e Milanit. Por kuqezinjtë nisën kundërsulmin dhe mbrojtësi shqiptar filloi sprintin nga porta e Milanit për të përfunduar në portën e Atalantës.
Rreth 80 metra të përshkruara në vetëm 10 sekonda dhe ndërhyrja e Gjimshiti hoqi një gol të sigurt. Portieri i Atalantës e ka përqafuar duke vlerësuar gjithë kontributin e Beratit në atë rast që u tregua fenomenal.