Kur, në Londër i vodhën të gjithë bizhuteritë, Sophia Loren, e dëshpëruar u ul mbi shtrat duke parë komonë e zbrazur shumë e mërzitur.
Vittorio De Sica, që ishte ulur pranë saj, i tha: “E dashur Sofi’, mos u mërzit. Jemi të dy napolitanë. Jemi lindur e jemi rritur në varfëri. Mendo qe ka edhe më keq.
Ajo iu përgjigj me lot në sy: “Çfarë thua Vitto’, nuk më kupton. Ato bizhuteri ishin një pjesë e imja.
“Sofi’, më dëgjo” – i tha ai – “Asnjëherë mos qaj për diçka që s’mund të qajë për ty”.