Presidenti i SHBA, Donald Trump, kishte kërcënuar se nëse nuk mbështetnin kandidaturën e Amerikës së Veriut për Botërorin 2026, atëherë Amerika nuk do të mbështeste këto vende në të ardhmen. Një kërcënim që ka dhënë frytet e veta, pasi Amerika ka fituar bindshëm.
Propozimi nga Amerika e Veriut ka fituar me diferencë të ndjeshme votimin në Kongresin e FIFA-s zhvilluar në Moskë, duke marrë 134 vota përballë 65 të propozimit nga shteti afrikan të Marokut.
Megjithatë, Armand Duka, kreu i FSHF-së, ka votuar për Marokun. Siç shihet nga kjo faksimile, e publikuar nga FIFA, duket qartë vota e Shqipërisë.