osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama tregon pse largoi Elva Margaritin dhe vlerëson Gonxhen: DPTRRSH ishte një çerdhe korrupsioni…

Rama tregon pse largoi Elva Margaritin dhe vlerëson Gonxhen: DPTRRSH ishte një çerdhe korrupsioni…

Largimi i ministres Elva Margariti, për kryeministrin Edi Rama nuk kishte të bënte me performancën e saj jo të mirë, përkundrazi. Rama tha se përtej emrave të përveçëm, krijimi i një ministrie të re, asaj të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit erdhi si një nevojë për shkak të zhvillimit të shoqërisë.

“Ministria nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën, por për të krijuar një strukturë të re që ka të bëjë me nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer edhe kufijtë tradicional.

Ka nevojë për një shtysë të re, të fortë sepse janë një sërë sfidash që kërkojnë një vëmendje të veçantë, në një kohë kur inovacioni është ekonomi dhe jo vetëm të koordinojë institucionet e reja.

Kultura është bashkuar për t’i dhënë mundësi vetes që të shfrytëzojmë më shumë mundësinë e potencialit që ka për ekonominë, është edhe motor i ekonomisë dhe kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më efecient dhe që ne të marrim më shumë nga potenciali që kemi”, njoftoi kreu i qeverisë.

Ai nuk i kurseu edhe superlativat për Blendi Gonxhen.

“Është një nga drejtuesit më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë. DPTRRSH ishte një çerdhe korrupsioni, ne arritëm të bëjmë që republika federale e Gjermanisë të pranojë njohjen e patentës sonë, kjo i thotë të gjitha”, tha Rama.