250 fshatra u rrënuan, 100-mijë njerëz emigruan, 11 krahina të begata dhe të lulëzuara Gora, Devolli, Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Frashëri, Skrapari, Tepelena, Kurveleshi, Gjirokastra u shkatërruan:
101 vite më parë, më 1914, shqiptarët masakroheshin nga andartët e Batalionit të Shenjtë aty afër Grykës së Këlcyrës, në Peshtan, Tepelenë ku mbysnin e hidhnin me dhjetëra foshnje në pus, kurse grave shtatzëna ua hiqnin me thika foshnjat e gjalla. Në Delvinë i çanin me bajoneta në trup së gjalli.
Në Luaras, Ersekë theren 14 fëmijë.
Nga 2 deri më 10 korrik 1914 në zonën e Panaritit të Korcës u mblodhën e u therën përmbi 375 shqiptarë, 298 prej Panaritit u therën në Grabockë e pastaj andartët ua hodhën kokat në Honin e Karakollit. Panariti u dogj.
Më 25 shkurt 1914 në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit grekët therën fëmijët në sy të nënave si dhe bënë masakrime të pashembullta njerëzore në Kishën e Kosinës.
Më 29 prill 1914 në Sheshin e Rrapit të Hormovës, Tepelenë dhe në Kishën lart në Kodër grekët therën e vranë përmbi 217 shqiptarëve ku kanibalët grekë torturuan ç’njerëzisht shqiptarët e pambrojtur. U dogjën 98 shtëpi. U mor gjëja e gjallë, mijëra kokë të trasha e bagëti.
Shpërndajeni sa më shumë, sepse historia nuk njihet nga vet ne shqiptarët.