Nikoll Lesi ka komentuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër.
“Blendi Gonxhja u propozua ministër. Një ministri e rrallë, e gjetur vetëm nga Edi Rama. Mirëfunksionimi i kësaj superministrie të re do të varet vetëm nga Blendi Gonxhe.
Lirinë për të vepruar lirshëm e ka Blendi Gonxhja pasi kryeministri e ka të njohur të vjetër dhe besnik. Ndër vite Gonxhja ka fituar eksperiencë dhe zhdërvjelltësi në administrimin e pushtetit.
Ky emërim nuk ka lidhje fare me atë që thuhet lart dhe poshtë se Edi Rama donte një zgjidhje me finesë se si të largonte ministren e kulturës, zonjën Margariti.
Edi Rama nuk e ka fare siklet apo problem kur do të heqë dikë nga kabineti qeveritar. Ndaj nuk ka asnjë lidhje me ministren e deritanishme të kultures. Kryeministrit i duhej një konceptim tjetër i kulturës si ministri, sikurse dhe e ekonomisë.
Dhe njeri më adapt dhe me të zotin në mazhorancë se sa Blendi Gonxhja nuk ka sot për sot në Rilindje.
Nese kjo levizje është sipari i një sërë largimesh të tjera në qeveri kjo duhet parë nga SPAK.
Vetem dosjet e SPAK mund ta ndryshojnë prapë qeverinë pas Blendi Gonxhes!
Keep Watching