osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy vite nga lufta mes dy PD-ve për SHQUP-in! Deputetja e Lulit: Berishistët të kërkojnë ndjesë! Specialistët e flakës dhe dhunës nuk mund të flasin për demokraci

Dy vite nga lufta mes dy PD-ve për SHQUP-in! Deputetja e Lulit:  Berishistët të kërkojnë ndjesë! Specialistët e flakës dhe dhunës nuk mund të flasin për demokraci

Dy vite më parë, demokratët, të udhëhequr nga ish-komunisti Sali Berisha, organizuan një protestë para selisë blu, që kulmoi me përdorimin e dhunën dhe përplasjeve.

Të drejtuar nga Berisha tani në arrest shtëpie, mbështetësit e tij hynë me dhunë në seli duke shkatërruar gjithçka, pavarësisht se grupimi i Lulzim Bashës kishte marrë masa duke blinduar dyer e dritare.

Lidhur me këtë, në një reagim në rrjetet sociale deputetja demokrate Flutura Açka shkruan se 8 janari është ditë turpi dhe duhen bërë hetime nga SPAK. Açka thotë se mbështetësit e Berishës minimalisht duhet të kërkojnë ndjesë, ndërsa SPAK duhet të bëjë punën e tij për të vënë para përgjegjësisë autorët.

“Në fakt 8 janari ynë është bërë për SPAK, sepse: Nuk ka asnjë ndjesë në dy vjet. Por kam tri pyetje:

– Ku është fatura e 1700 hunjve ndaj demokratëve?

– Ku është fatura e pagesës së keqbërësve me pagesë, të njëjtët që morën pjesë më 21 janar në anën e PS dhe sa herë në anët ku kërkohen si mercenarë, specialistët e levave dhe kokadashëve?

– Ku është fatura për median që i kushtoi disa emisione shpërthimit të dyerve të blinduara (ftesë për dhunë të hapur), duke ftuar specialistë të fushës së shpërthimeve e levave kokës?
Keep Watching

8 janari është TURPI ynë i ngrënë me bukë! Dhe prapë, specialistët e tymit, flakës, dhunës flasin për demokraci. Nuk ishte vetëm 8 janari, por edhe ajo çfarë e pasoi 8 janarin, nga e cila zor se do të shërohemi lehtë. Duhet humanizëm, dhe politika shqiptare nuk e njeh këtë fjalë, të paktën aq sa kam mundur ta njoh unë.

Kjo është arsyeja pse kam zgjedhur anën e më humanes së mundshme në lebetinë tonë, me të cilën duket se jemi mësuar tashmë. Të paktën, kërkoni ndjesë! Kush ka për të kërkuar”, shkruan Açka.