osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

John Alite në Kosovë: Do formoja ushtrinë time, sikur ta dija që shqiptarët janë kaq trima

John Alite në Kosovë: Do formoja ushtrinë time, sikur ta dija që shqiptarët janë kaq trima

Biri i një emigranti shqiptar, ish mafioz, tashmë i penduar, me lidhje me familjen e famshme të krimit Gambino, në vitet 80-90, pritet në Prishtinë me duartrokitje.

John Alite po viziton Kosovën bashkë me dy djemtë e tij, për të parë, siç thotë vetë ai, jetën që bëjnë shqiptarët në këtë vend. E pas përshtypjeve të para, thotë duke qeshur se është penduar që nuk e ka bërë ‘ushtrinë’ e tij me shqiptarë.

“Sikur të shihja që shqiptarët janë kaq trima, nuk do të isha kyçur në mafien italiane, do e bëja ushtrinë time”, deklaroi Alite.

Duke qenë se ishte me origjinë shqiptare dhe jo italiane, ai nuk mund të bëhej zyrtarisht një prej kapove të mafies. Në 2011-ën u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh.

Ai bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s.

“Kam qenë pjesë e mafies italiane, e cila është shumë e famshme në Amerikë. Në vitet ’80 ishte familja më e famshme mafioze dhe me më së shumti para, unë kam punuar atë kohë pranë tyre për shumë vite. Që nga vitit 2017 jam i lirë, kam botuar edhe një libër, që censurohet”, u shpreh Alite.

Sipas tij, libri i censurohet në disa mënyra, me qëllim që të mos del e vërteta. Ai tha se gjithmonë ka qenë i fjalës, por që sipas tij, bosët e mafies kanë filluar të punojnë prapa shpinës së tij.

“Ajo që na karakterizon neve shqiptarëve gjithkund dhe në gjithçka, është se ne mbijetojmë. Në botën e krimit është edhe me problem kjo, por unë ia kam dalë. Jo të gjitha kombet e kanë këtë aftësi dhe ne e kemi, ndaj duhet ta çojmë para. Zemra, kuraja dhe dëshira për të respektuar jetën, nëse i kalon gjithë këto teste tregon kush je. Unë ia kam dal, kjo është traditë shqiptare”, tha ai.

John Alite, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksisti, tek i besuari i John Gotti, bossit të organizatës mafioze më të famshme në botë, nuk e vuajti gjithë dënimin e tij, pasi pranoi të bashkëpunonte, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit. Në Kosovë, ka ardhur privatisht, dhe thotë se do të fillojë një biznes…