Rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon paraqitjen e nxënësve në ambientet ku mbahet provimi, 1 orë e gjysmë përpara, por për testimin e matematikës, nxënësit ishin në shkollë shumë më herët.
“Nuk ishte i vështirë, nëse ke mësuar sistematikisht nuk ishte i vështirë”, shprehen maturantwt.
Për ata me prirje nga lëndët shoqërore, matematika është e vështirë dhe provimi që i ul më shumë pikë në rezultatet e maturës.
“Ishte pak i vështirë, lashë 3 pyetje pa bërë”, tregon njw maturant.
Si në provimet e tjera të detyruara, edhe në provimin e matematikës u testuan rreth 37 mijë maturantë dhe ish maturantë.
Ky është testi i dytë, që u realizua në klasa, jo më në korridore, një vendim i kthyer mbrapsht nga vetë institucioni që e urdhëroi këtë, nga ministria e Arsimit. Për rrjedhojë edhe testimet me zgjedhje, më datë 20 qershor do të bëhen në klasa.