Rey Manaj nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar ka shënuar një dopietë në ndeshjen e sapombyllur mes Kayserispor dhe Sivasspor. Dopieta e bomberit kuqezi ishte jetike teksa i dha fitoren skuadrës së tij në minutat 90-të dhe 99-të.
Manaj shkon kështu në 11 gola këtë sezon ku ka luajtur 17 ndeshje mes kampionatit dhe kupës. Rrjeta e parë erdhi me anë të një 11-metërshi ku sulmuesi u tregua i saktë para portierit, ndërsa i dyti vjen pas një kundërsulmi që nisi nga vetë ai në mesin e fushës dhe po ai e mbylli me gol.
Një formë fantastike e Manajt që hedh seriozisht kandidaturën për një vend me Shqipërinë në Europian.