osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historike edhe për çetën e Rrugës së Salës: Muli merr më në fund kontrollin mbi partinë!

Historike edhe për çetën e Rrugës së Salës: Muli merr më në fund kontrollin mbi partinë!

Kishte disa ditë që ishte i shqetësuar. Belua me Luçon gjenin sebepe që do mbanin konferenca për shtyp dhe i merrnin përditë vëmendjen e shtypit.

Shfrytëzuan dhe ikjen e tij në Belgjikë për Vit të Ri dhe u bënë si zot të partisë.

Sot më në fund u vendos rregulli.

Muli vendosi të bëjë të shtunën mbledhjen e Kryesisë, pikërisht për t’iu treguar atyre se në fund të fundit i zoti i shtëpisë tani është ai.

Sapo filloi mbledhja u hodhi një herë një sy gjithë anëtarëve të Kryesisë.

Për herë të parë ata nuk kishin marrë me vete bllok shënimesh dhe nuk po nxirrnin stilolapsin.

Muli tha dy- tre herë fillojmë me qëllim që ata të nxirrnin bllokun e shënimeve, por asnjëri nuk e bëri.

Kjo e vrau pak, por nuk e dha veten.

-Atëherë fillojmë tha, nuk ka nevojë të mbani shënime sot, se nuk kemi ndonjë porosi të veçantë.

Ju e dini vetë secili detyrën tuaj.

Duhet të bëjmë një grafik për të qëndruar tek rruga e Doktorit.

Grafiku do vendoset nga Kryesia dhe vetëmn ata që vendos Kryesia do flasin për shtypin.

Nuk duhet të nxisim protagonizmin, se jemi për hall aty dhe nuk duket sikur “Doktori në burg, Kryesia në festë”.

-Ke të drejtë, tha Strazo. Dhe meqë ra fjala herën tjetër duhet të mbajmë shënim gjërat që thuhen këtu, se kjo është periudhë historike e Kryesisë.

Të gjithë kemi pas shansin këto 33 vjet të ishim në mbledhje me Doktorin, por kurrë s’do na jepet më shansi në të ardhmen të kemi mbledhje me Mulin.

Muli u pre pak në fytyrë, se ju duk provokative.

Strazo e kuptoi dhe ndërhyri.

-Them që s’do kemi shans në të ardhmen se ne, nën udhëheqjen e Mulit do ta përmbysim këtë regjim dhe do ta nxjerrim Doktorin nga burgu, shtoi Strazo.

Duartrokitje.

Pastaj vazhduan debatet. Mulit i dukej si në ëndërr që më në fund ai ishte ulur në karrigen e tij.

I shikonte të gjithë një nga një në sy, se mos e kuptonin dhe ata lumturinë e tij, por shumica ishin pikë e vrerë.

-Do ta kenë ngaqë është Doktori në burg, tha me vete.