Kliti Roshi djali i aktorit të madh shqiptar, Kadri Roshi, i ftuar në “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus foli për aktivitetin e organizuar në nder të babait të tij në 100-vjetorin e lindjes.
I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti, se cili ka qenë roli i preferuar i Kadri Roshit, i biri tha se ai i donte të gjitha rolet, por se i vinte keq që ia vodhën rolin në dramën e “Arturo Ui”.
Por në emison, Kliti Roshi ngriti edhe një shqetësim.
“Emrin e Kadri Roshit ia kanë vënë një rruge pranë Psikiatrisë… Pastaj po aty është emri i Jakov Xoxës apo Arben Mingës. Ndërsa në qendër kemi Xhorxh Bushin apo emra që s’i njohim fare.
S’po them të mos jenë, por kemi xhorxhbushët tanë në fillim… Kam katër vite që tentoj të lidhem me pushtetin vendor edhe s’ma hapin telefonin. Tani emrin e Kadri Roshit ia kanë vënë një rruge në Yzberish.
Se çfarë lidhje ka Kadri Roshi me Yzberishin, s’e di… – tha tutje Roshi./VizionPlus