Politikani serb Nikolla Sanduloviç është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, për shkak se kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari.Lajmi është bërë me dije nga e bija e Sanduloviç, Klara, e cila për median kroate “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit. Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe.
Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e Shërbimeve Sekrete Serbe të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviç dhe e morën “për ta marrë në pyetje”.
Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sanduloviç është “kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer Klara Sanduloviç.
“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt”, rrëfen e bija e Sanduloviç, transmeton Express.
“Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq…. Mëngjesin e 4 janarit ajo po priste në spitalin në Beogradit, që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ishte ‘nën mbrojtjen e shërbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar.”, pohon Klara Sanduloviç.
Lajmi u konfirmua dje edhe nga avokati i politikanit serb Çedomir Stojkoviç.
‘Sapo më informoi gruaja e Nikolla Sanduloviçit, e cila tha se në periudhën prej orës 16:00 deri në orën 20:00, ai u dërgua kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurimit, pjesëtarët e të cilëve e rrahën gjatë asaj periudhe dhe ushtruan dhunë brutale, si pasojë nga dhoma e tyre, e dërgua në spitalin ushtarak VMA, ku u mbajt deri në pasditen e sotme pa dhënë ndonjë njoftim për familjen ose avokatët e tij. Një ambulancë e solli në shtëpi pak kohë më parë.’- tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sandulović është në prag të vdekjes. Ai ishte helmuar një herë, dy vjet më parë.
Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviqç u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë.
https://twitter.com/i/status/1742981383713173902
Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviçit dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor, vijon raportimin mediumi kroat.