Nga Arjan Syka
Gjin Gjoni e humbi dje toruan dhe kundërshti sërish ministren Gjonaj duke mbajtur qëndrime haptazi në kundërshtim me parashikimet ligjore.
Gjin Gjoni i kërkon KLD arsyet e mbajtes së qëndrimeve të ndryshme për kërkesat e Ministres Gjonaj lidhur me kompetencat e ministres për të kërkuar shkarkime të gjyqtarëve.
Mbrojtja e gjyqtarëve, që bëjnë shkelje, e kanë bërë Gjin Gjonin të ndryshojë strategjinë e mbrojtjes së tyre. Ai ka kundërshtuar praktikën e deritanishme të KLD, duke deklaruar që kjo KLD nuk ka të drejtë të shkarkojë gjyqtarët dhe duke kundërshtuar çfarë është miratuar deri tani nga ky institucion.
Si duket, reagimet publike të vendimmarrjes së KLD në rrëzimin e kërkesave të Ministrit të Drejtësisë për shkarkimet e gjyqtarëve e kanë bërë Gjin Gjonin të dalë me një tezë tjetër.
Por fakt ishte që edhe dje një tjetër kërkesë e bërë nga ministrja e Drejtësisë për shkarkimin e një gjyqtari, për shkak se kishte zvarritje të procesit në dëm të interesave të qytetarëve u rrëzuan nga gjyqtarët e KLD si në çdo rast tjetër.
Në këto kushte, lind pyetja, sa do vazhdojë kjo KLD e çalë të mos bëjë shkarkime dhe të amnistojë gjyqtarët që kanë kryer shkelje të hapura, duke vepruar në kundërshtim me interesin publik? E sigurt është që ditët i ka të numëruara.