Sot Muli u kthye nga pushimet jashtë shtetit si i zënë në faj dhe u prit keq nga zonja Kalaja, e cila ka mbajtur këto ditë gjithë peshën e protestës tek “Rrugica e Salës”.
Për të zbutur zemërimin e saj, Muli vendosi që sot të bëjë publike vajin e saj për Doktorin:
Rrugë e Salës se çu nxi
Është mbledhur gjithë populli
Është mbledhur e po bërtet
Edi Rama dot s’na vret
Edi Rama mor katil
Si s’ke shpirt, si s’ke mëshirë
Si s’ke turp të turpërohesh
Që me Lulin dashurohesh
Po Doktori nuk dorëzohet
Nga prangat nuk gjunjëzohet
Nga ballkoni ku shfaq kokën
Opozita sheh gjithë botën
Amerikës t’i tregojmë
Se Doktorin se lëshojmë
Anglisë t’ja bëjmë me dije
S’pyesim për arrest shtëpie!
Dhe këtyre kanakarëve
Lul Bravës dhe zagarëve
T’u tregojmë se kush jemi
Doktorin në shpirt e kemi