Tufa e artistëve “të mërzitur”, pse do aktrojnë në një godinë moderne dhe parametra europiane, ndryshe nga karakatina e vjetër, ku thaheshin së ftohti të gjithë dhe ku mola “hante” veç kostumeve të tyre edhe artistët, me sa duket, nuk është pritur mirë edhe nga sindikatat e artistëve.
“Daltonizmi” i tyre i pajustifikuar dhe kur gjithçka u duket gri, e ka një shpjegim: Sindikalistët dhe artistët, i janë bashkuar Bashës së sterrosur!
Një foto e publikuar pak ditë më parë, shpjegon arsyen e takimit dhe “mllefit” të Sindikatës së Artistëve, sipas derektivave të kryetarit të PD.
Drejtuesit e kësaj sindikate, Kastriot Çipi dhe Alert Çeloaliaj, janë thirrur në Komisionin e Kulturës dhe Medias për çështjen e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.
Çipi dhe Çeloaliaj, janë sqaruar fillimisht me Bashën, për të inskenuar të gjithë hatërmbetjen me sipërmarrjen për ndërtimin e teatrit të ri, pronë e shtetit dhe e shfrytëzuar prej dekadash nga “nostalgjikët e tallashit dhe molës”.
Sot, tallashexhinjtë dhe molexhinjtë, i kërkojnë me ngulm shtetit, pasi marrin direktiva nga kryetari i PD, të mos ndërtoj teatër në pronën e tij, edhe budallallëkun e tyre e proklamojnë dhe nëpër media dhe komisione parlamentare.
Për dijeninë e artistëve tallashexhinjë, një këshillë nga redaksia: Mos u besoni shumë premtimeve të Bashës, se do ju bëj drejtorë, deputetë, ministra dhe artista, sepse ai gënjen edhe për moshën e tij… por dhe në e past premtimin të vërtetë, ka më shumë mundësi SHQUP-i të bëhet një tjetër teatër i ri, se sa të realizohen endrrat e tij!
Ndaj, bëni atë që dini më mirë, e këtu flas për artistët e vërtetë: Na zbukuroni shpirtin dhe na kënaqni me punën tuaj, siç keni bërë deri tani!/Ekskluzive.al