Moni ka rrëshkitur siç duket. Duke qenë se po hetohet familjarisht për disa vepra penale gjen kohë të merret me ca letra dhe fatura të bllokuara të lobimit për vizitën e Metës dhe Vasilit në SHBA duke harruar malin me fatura korrupsioni të dhjetra veprave që nga pallatet e ndërtuara , apartamenteve të blera dhe të shitura, shkollim miliona euro i fëmijëve në Londër, nga dy prindër që nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre, por kanë notuar në luksin e të bërit politik.
Pa harruar mijëra dollar për ndërhyrjet plastike për të ndryshuar imazhin fizik, sepse imazhi i familjes së tyre është i pandryshuar, një bandë hajdutësh që po u vjen fundi.
Berisha që po shkon drejtë gropës vetëm me pasurit e sekuestruara të vajzës së tij dhe gjenë kohë të merret me lloqe nëpër ballkone dhe hale eashtu dhe Monika, si ai, kërkon të mbroj LSI-në e vdekur, kur po i vdes çdo qelizë korrupsioni që ka mbjellë
Moni ka ankimuar në apelin e Gjykatës së Posaçme heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara nga SPAK në lidhje me hetimet e SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA.
Objekti i këtij hetimi janë pagesat e kryera në vlerën 300 mijë USD, nga ish-LSI, për vizitën e Ilir Metës e Petrit Vasilit në inaugurimin e Donald Trump si president ne 2017. /Ekskluzive.al