osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dhuratat “makth” për gjyqtarët e prokurorët, hetim kunetërve, vjehrrave dhe baxhanakëve

Dhuratat “makth” për gjyqtarët e prokurorët, hetim kunetërve, vjehrrave dhe baxhanakëve

Të gjithë personat, të cilët në vite të ndryshme kalendarike, u kanë dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve para hua, u kanë dhuruar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, në mënyrë fiktive apo reale, duhet të justifikojnë burimin me dokumentacion ligjor para njerëzve të Vetingut dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Miqtë, kunatat, kunetërit, bashkëjetueset, motrat, vëllezërit, vjehrri, vjehrra, prindërit, kushërinjtë dhe çdo person tjetër me lidhje interesi, që referohet nga gjyqtari dhe prokurori për justifikimin e pasurisë, po i nënshtrohet dhe do t’i nënshtrohet një hetimi të thelluar nëse huaja apo dhurata justifikohet me dokumentacion ligjor.

Pavarësisht raportit që referon Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe përgjigjeve që japin bankat, shoqëritë e ndryshme dhe institucionet shtetërore, borxhlinjtë dhe dhuruesit e njerëzve të drejtësisë do japin sqarim shteruese.

Një shembull se si po kalojnë në sitën e Vetingut të gjithë personat që kalë lidhje reale apo fiktive interesi me gjyqtarët dhe prokurorët është zbardhja e vendimit për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Fatmir Hoxha ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.36 m², me vlerë 140.450 euro.

Për të justifikuar këtë shumë, përpos të tjerave, ai ka deklaruar se i ka marrë 28.500 euro borxh kunatit. Njerëzit e Vetingut, të asistuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë marrë në pyetje kunatin dhe i kanë kërkuar justifikimin e kësaj shume.

“Për sa më sipër u mor dëshmia nga Z. A. G., i cili u paraqit pranë ambienteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku dha deklaratën e tij, pasqyruar në procesverbalin e mbajtur, më datë 21.02.2018, në të cilën konfirmoi huanë e dhënë sipas deklarimit të subjektit të rivlerësimit. Nga verifikimi i dokumentacionit në dosje, rezultoi se nga Z. A. G., nuk është depozituar asnjë dokument për justifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, të cilën ai e ka dhënë hua”, thuhet në vendim.

Praktika

Kjo praktikë hetimi do të ndiqet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut sipas përparësisë së përcaktuar nga ligji dhe shortit të hedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Janë rreth 30 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët në vite të ndryshme kalendarike, kanë deklaruar para ose pasuri të paluajtshme dhuratë nga njerëzit e afërt si dhe para borxh po nga persona të afërt.

Dhuratat dhe paratë borxh, në shumë raste, janë një nga manovrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të justifikuar llogaritë bankare dhe pasuritë e paluajtshme, të cilat tejkalojnë në vlerë të ardhurat e tyre të ligjshme. Gjatë verifikimit të deklaratave vjetore të pasurisë, gjyqtarët e dhe prokurorët deklarojnë apartamente, vila, makina, prona dhe para cash dhuratë. Gjithashtu, disa prej tyre deklarojnë deri në disa qindra mijëra euro hua nga të afërmit e tyre. /shqiptarja.com