osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryebashkiaku i Hasit përgënjeshtron intrigantin Berisha: Nuk di të ketë plan për vrasjen time!

Kryebashkiaku i Hasit përgënjeshtron intrigantin Berisha: Nuk di të ketë plan për vrasjen time!

Miftar Dauti, kreu i Bashkisë Has, ka përgënjeshtruar pretendimet e kryedemokratit, Sali Berisha. Ky i fundit, nga dritarja e banesës së tij tha se në Prokurorinë e Posaçme ka një dosje për eliminimin e tij fizik nga kundërshtarët, por Dauti për ZËRI, pretendoi të kundërtën.

Në një prononcim të marrë nga ZËRI, Miftar Dauti tha se fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit ishte e egër, por shtoi se vetë nuk ka pasur asnjë shqetësim të këtij lloji. Duke theksuar se nuk ka pasur “asnjë gërvishtje gishti”. I pyetur nëse do të kërkonte informacione në SPAK lidhur me pretendimin e Berishës, kryebashkiaku i Hasit u shpreh se nuk kishte asnjë arsye për t’u paraqitur në Prokurori, pasi nuk kishte asnjë pretendim.

“Nuk kam dijeni. Fushata ka qenë e egër, ishalla nuk përsëritet më. Ka pasur presione policie nga të gjitha anët. Por me qetësi dhe me vullnet ia kemi dalë. Kërcënime nuk kam pasur, por kam ndjerë presionin e Policisë së Shtetit që kanë shumë e pranishme që nga FNSH të gjitha policitë kanë qenë.

Probleme direkte nuk kemi. Nuk kam dijeni se nga data që kam fituar zgjedhjet jam qyetar i pari dhe jam marrë me punët e komunitetit. Politika për mua ka qenë 1 muaj. Ne jemi përballur me kundërshtarin politik. Ne i kemi kapur me furgona me ndihma, por si politika.

Kam qenë në SPAK para se të marrë mandatin sepse jam akuzuar se kam qenë i dënuar. Kam qenë i dënuar në kohën e partisë së punës, ne jemi aministruar me ligjin 7415, 1991. Ai ligj na quan të pafajshëm dhe të padënuar. I kam dhënë deklaratat e mia. Përderisa unë nuk jam pjesë e problemit, pse duhet të shkoja në SPAK? Nuk kam dijeni, nga dita që kam marrë mandatin nuk kam pasur kërcënim. Fushata ka qenë e egër, e tensionuar por nuk kemi pasur asnjë gërvishtje gishti. Ka kaluar çdo gjë pa probleme,”-tha në prononcimin për ZËRI, Miftar Dauti.

Pasditen e sotme, Berisha denoncoi se në SPAK ka një dosje, ku sipas tij është plani për eliminimin fizik të kandidatit të Partisë Demokratike në Bashkinë Has, Miftar Dauti. Megjithatë, lidhur me denoncimin e tij, Berisha nuk dha detaje të tjera./ZËRI