Berishës si një karrierist i duhej një martesë me interesa të lidhura. Në fakt, në fillim të gjithë të njohurit e çiftit u habitën për lidhjen e tyre, pasi Lili ishte një vajzë e rritur në Tiranë, kurse djali vinte nga malësitë e thella të Tropojës. Edhe natyrat e tyre ishin krejt të ndryshme. Martesa e profesorit me studenten u bë para përfundimit të fakultetit, vazhdon rrëfimin Marian Gryka
Përse Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën?! Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, kur ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, Sllobodankën.
Kur u kthyen në Shqipëri, Sllobodankës ja ndërruan emrin në Liri. Në Jugosllavi, sipas arkivave të zhdukura flitet se njerëzit e gruas së Sali Berishës kanë qenë të lidhur ngushtë me shërbimet sekrete sllave dhe i kanë shërbyer më së miri interesave të tyre në Shqipëri. Vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, motra e Milicës ( e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe vjehrra e ardhshme e Saliut ), kanë qenë njerëz me lidhje të forta në Jugosllavi.
Djali i saj ( djali i tezes së Lirisë ), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit. Ndërkohë që, edhe lidhjet e familjes Berisha me Damir Fazlliçin, nipin e shefit të zbulimeve serbe, kanë treguar qartazi implikimin e tij me qarqet sllave. Uzurpimi i qelizave të ekonomisë nga bizneset e Fazllicit, ka qenë misioni i qeverisë shqiptare nga 2005 deri në 2013.
Nisur nga lidhjet e tij me qarqet serbe, shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të tjera të ngarkuara, Sali Berisha ngriti edhe shoqërinë “ Shqiponja”, për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrastare të Milosheviçit. Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden,
Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB. Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, janë botuar edhe në gazetën kosovare “ Koha Ditore” në vitet 97-98./ Ekskluzive.al