Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.6 i shkallës rihter, i ndjekur nga një pasgoditje intensive, ka goditur brigjet e Japonisë perëndimore. S
ipas autoriteteve numri i viktimave ka shkuar në 30 dhe të gjitha vikimat ishin në bregun perëndimor të Honshu, epiqendra e tërmetit.
Por gërmimet vazhdojnë dhe janë raportuar shumë dëme dhe zjarre. Gati 50 mijë familje pa energji elektrike. Kryeministri Fumio Kishida pranon vështirësi në përpjekjet e operacioneve të shpëtim kërkimit për shkak të dëmtimit të rrugëve.
Po ashtu është urdhëruar evakuimi nga zonat bregdetare në Japoni, Rusi dhe dy Kore. Megjithatë, paralajmërim për cunami tani nuk ka më.