Nga Indrit Vokshi
Shqipëria doli si subjekt politik në 22 shkurt 1272 kur Papa Gregori X e njohu si “Regnum Albaniae”.
Prej atëherë ka pasur pozitë e opozitë. Ka pasur disa baronë vendorë që ishin me Karlin Anzhu e Filipin e Tarentit dhe disa të tjerë të cilët shkonin tek Mihajli IX në Kostandinopojë dhe i kërkonin atij ndihmë për t’i dëbuar Karlin e Filipin nga territori i Regnum Albaniae. Opozitarët pra.
Ka pasur Skëndërbeun dhe Moisi Golemin apo edhe Hamzain opozitar. Kemi pasur Lekë Dukagjinin të cilin Skëndërbeu e denonconte në Vatikan sepse e kishte rival.
oslobet
Edhe 450 vjet të Sulltanit, pati vritu e pritu bejlerët, pozitë-opozitë, Bushatllinj me Çausholl, Begoll me Gjinoll, tabak me terzi e kështu me radhë.
Pastaj në zgjedhje Esad Toptani me Musa Qazimin, pastaj përparimtarët me popullorët. Pastaj komunistët ballistët e legalistët, pastaj socialistët e demokratët. Në të ardhmen do të ketë diçka tjetër.
Prandaj ju qetësohuni. Qetësohuni se nuk ndalon Shqipëria se nuk është më Sali Berisha në politikë. Do të ketë Shqipëri, do të ketë pushtet e opozitë edhe në vitin 2034, edhe në vitin 2064 edhe në vitin 2104.
Sëmundja juaj mendore e intelektuale se Shqipëria nis në 1990 dhe mbaron me arrest shpie për Saliun është sëmundja juaj, shkoni e kurojeni.
Një krijese nëse ia rrethon një territor me mur dhe ajo jeton vetëm brenda atij muri, ajo krijesë e sheh botën e vet vetëm në atë perimetër. Deri aty e kupton botën ajo krijesë, vetëm brenda atyre mureve. Ju e kuptoni botën nga viti 1990 deri në 2024, pasi ky është itenerari juaj personal i lidhur me bosin tuaj.
Nuk keni lënë djalë të ri e vajzë të re pa e quajtur komunist e komuniste, vetëm pse nuk ka pranuar të adhurojë udhëheqësin tuaj. Keni quajtur komunista edhe fëmijët. Imagjinoni, ju uleni e qeshnin me komunistë, me ish sekretarë të PPSH, me ish agjitatorë, me ish gjyqtarë por quani komunistë ata që kanë lindur pas 1990, vetëm pse nuk iu binden ju. Kaq dini. Kaq jeni.
Sot vazhdoni njëlloj, dilni e na predikoni që bosi juaj është njeriu-liri, njeriu-demokraci, njeriu-votë, njeriu-shtet, njeriu-opozitë; i keni grupuar të gjitha institucionet tek një njeri e po na thoni se po nuk ishte ai, ska institucione, ska votë, ska opozitë, ska shtet, ska asgjë. Është sëmundja juaj idhujtareske. Shkoni diku e kurojeni.
Shqipëria do të vazhdojë, siç ka vazhduar. Bota do të vazhdojë siç Zoti e ka krijuar.
Bota e Shqipëria nuk ndalen, ato do të ecin, do të shkojnë në vitin 2124 e 3124 edhe pse sipas jush ato vite do të duhet të quhen viti 124 e 1124, pasi vitet do doni t’i masni me kalendarin e Berishës – para Berishës e pas Berishës.
Learn more
Do ketë opozitë e qeveri në Shqipëri edhe pa ju, edhe pa bosin tuaj. Sikurse ka pasur edhe pa ju e bosin tuaj.