Komuna e Drenasit në Kosovë ua ka ndarë me emra parkingjet të gjithë zyrtarëve të saj.
Pikërisht për shkak të parkingut sot ka pasur një mosmarrëveshje mes drejtoreshës së Inspeksionit, Aurora Berisha dhe zyrtares së administratës, Ganimete Drevishi-Dibrani.
Lajmi.net merr vesh se drejtoresha e Inspeksionit, sot kishte shkuar në punë pa veturën e saj dhe parkingun e saj e kishte zënë zyrtarja e administratës. Më pas Berisha ka njoftuar policinë se kolegia e saj i ka zënë parkingun.
Kur ka marrë vesh Dervishi-Dibrani që ishte thirrur policia ka sulmuar fizikisht Berishën.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, e cila tha se ishte sulmuar fizikisht.
“Po, jam sulmuar fizikisht nga zyrtarja e administratës”, ka thënë ajo për lajmi.net.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe me policinë, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar për mosmarrëveshjen që ka ndodhur mes dy zyrtareve.