Gazetari investigativ Artan Hoxha publikon në profilin e tij në Facebook teserën e Partisë së Punës që ka mbajtur ish kryeministri Sali Berisha, në kohën kur ishte anëtar i saj.
Hoxha thotë se Berisha ka kontribuuar më shumë se çdo socialist te Partia e Punës me 23 vite si anëtar i saj.
Gazetari ironizon me politikanët shqiptarë kur shkruan se Berisha, Ilir Meta e Edi Rama janë “rrtur e trajnuar” në atë parti, ndaj të mos e “përmbysin kupën aty ku kanë ngrënë”.
Shkrimi i Artan Hoxhës:
Kur ke të drejtë, ke të drejtë Sali!!! Këtë nuk ta mohon dot Kush….
Ti nuk mund ta lësh historinë të falsifikohet, aq më tepër kur bëhet fjalë për Partinë e Punës, në të cilën militove devotshmërisht nga 1968 deri më dhjetorin e 1990-ës, për plot 23 vite, si komunist dhe si sekretar partie i organizatës bazë. E thua dhe vet në shkrim se ti nuk e kundërshton vendimin e ndryshimit të emrit nga PPSH në PS, të 12 qershorit 1991. I thua dhe cfarë nuk thua. Mor të gjitha i thua, por si gjithnjë, vetëm ato që të interesojnë. I akuzon rilindasit e Ramës për falsifikatorë monstruozë, (në fakt jo se nuk ke të drejtë, ata nuk e njohin partinë mëmë aq mirë sa ti). Por “padashje”, fare padashje harron të na thuash se ke milituar 1/3-ën e jetës tënde, madje në moshën më vitale në radhët e asaj partie. Prandaj doktor që të jemi korrekt deri në fund me informacionin, asnjë rilindas, perfshirë në dac edhe kryerilindasin Rama, nuk ka kontribuar në atë parti më shumë vite se sa tregon libreza jote e anëtarit të PPSH.
Mire bën që qëllon fortë doktor, por qëllo drejt…
Gjithsesi edhe ti ke feste sot, bashke me Ramen dhe Meten.
Doni s’doni, te ajo parti keni ngrene te gjithe, keni mesuar, jeni trajnuar, jeni rritur, prej asaj partie jeni bere keta qe jeni sot, “baballare te kombit”. Prandaj si thote populli, mos e permbysni kupen aty ku keni ngrene buken…
Ta gezosh festen e 77 vjetorit te partise ku militove per plot 23 vite…
Gaz paci gjithmone!!!!!