Ernest Muçi bëhet lojtari që vlen më shumë në Poloni. Ish-lojtari i Tiranës është vlerësuar 8 milionë euro me përditësimin e fundit në tregun e transferimeve të lojtarëve “transfermarkt”, duke qenë tashmë jo vetëm i pari te Legia e Varshavës, por në gjithë futbollin vendas.
Vetëm 22 vjeç, Muçi e ka të ardhmen përpara. Kontrata e tij vlen deri verën e vitit 2025 dhe shifrat që mund të shitet janë shumë të larta. Tirana pritet të përfitojë gjithashtu të ardhura si nga asnjë lojtar tjetër në Shqipëri, pasi ka ruajtur përqindje të kartonit pas shitjes te Legia.
Kujtojmë se Ernest Muçi u shit për 500 mijë euro, në moshën 19 vjeçare kur i kishin mbetur dhe 4 muaj kontratë me bardheblutë. Viti 2024 pritet të jetë vendimtar.