Një tjetër Asllani po del nga Italia! Këtë herë nuk po flasim për Kristjanin, që luan me Interin dhe i mirënjohur për të gjithë tifozët shqiptarë.
Por për kushëririn e tij, Jurgenin. I datëlindjes 2007, ky lojtar është pjesë e të rinjëve të Carrarese.
Aty mbahet si një nga talentet më shumë premtues. Në rolin e mesfushorit shkatërrues para mbrojtjes, Jurgeni vendoset si një digë dhe nuk lejon askënd që të kalojë në murin që vet ndërton.
Shumicën e rasteve Jurgeni luan me grupmosha më të mëdha se vetja dhe kjo tregon shumë për këtë element, më i rritur se mosha e tij. Nga Italia do të dëgjoni së shpejti lajme për Asllanin, jo vetëm për Kristjanin, por edhe për Jurgenin.