Drita Arbana, bashkëshortja e aktorit të madh shqiptar Reshat Arbana, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79 vjeçare. Shkak për këtë ikje të Dritës është bërë një sëmundje e gjatë dhe e rëndë nga e cila ajo vuante prej vitesh.
Lajmin e trishtë e jep ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, permes një mesazhi të ndjerë në lloagrinë e tij në “Facebook”.
“Dhimbje e madhe per mua e familjen time! Me Reshat Arbanën”Artisti i Popullit, e Nderi i Kombit”, dihet publikisht miqesia ime. Por miqesia mbi 30 vjecare me Reshatin eshte me e forte, me e afert, me e ngushte, eshte familjare.
Sot eshte ndare nga kjo shtepi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, miresia e Reshat Arbanes qe eshte bashkeshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithe neve, miqve te kesaj shtepie”, shkruan Hajdari.
“Teta Drita eshte ndare sot nga kjo bote pas nje semundje te gjate e te rende. Derisa sa ishte pa renduar gjendja shendetesore jemi takuar, kemi ndejt, kemi fol e qesh, pa i rene ne sy.Por tani ne ditet e fundit nuk kishim fuqi ta takonim e ta shihnim as une, as Mira as femijet e mij…, sepse e kemi dashte shume fort Driten!
Siç duket dhe teta Drita na ka dashte fort te gjitheve neve si familje, pasi po iken nga kjo bote pa na lenduar shume, me pamundesine e pranise tone ne percjelljen e saj…!
Dhimbja eshte e madhe, por si besimtar i Zotit duhet te gjejme forca e te themi” Te Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi”. Zoti te dhente Xhenetin teta Drita”, përmbyll mesazhin e tij Shkëlqim Hajdari.