Andi Bushati, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në puntatën e fundit të këtij viti, ku u diskutua për ngjarjet kryesore mes të cilave ngjarjet që kanë ndodhur me opozitën.
Bushati u shpreh i habitur që grupi i Berishës, shfaqej i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë, për ta kthyer çështjen e vulës në Apel, çka në fakt më shumë sesa t’i japë zgjidhje kësaj çështje, e zvarrit atë më tej, duke i shërbyer Edi Ramës.
Më tej lehsi i vetëm i bllokut në banaqet mediatike tregoi habinë se si botuesi Irfan Hysenbelliut, të cilit i shembën hotelin dhe e gjobitën në disa prej bizneseve të tij, e konsideroi këtë vit si shumë të suksesshëm, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve, që mund të jenë duke rrëshkitur në “Sindromën e Stockholmit”, ku njeriu dashurohet me dhunuesin.
“Pashë dje nëpër televizione shumë eksponentë të PD-së, kolegë të zotit Noka, që thoshin që ky është sukses për ne, u kthye vendimi i Zhukrit dhe po njihet Berisha si kryetar. Nuk po u besoja veshëve, thashe e ka ngrënë edhe PD vaksinën e ambasadës amerikane dhe Edi Ramës. Mua vendimi i gjykatës mu duk thjesht zbatim i urdhrit të Edi Ramës.
Kur pashë këta të PD që thanë është pak në favorin tonë…
Kur pashë sot edhe te gazeta Panorama, që kishin bërë festë Klodi me kolegët dhe thoshte Irfani, po mbyllim një vit të suksesshëm, pasi i kanë shembur gjithcka, thashe kemi arritur në pikën që kemi sindromën e Stockholmit, ku sa më shumë t’i godasësh…
Kur komentoj unë për News24, Balkanweb dhe Panorama, them ka qenë vit i vështirë dhe masakrues. Kur shoh që ju e shpallni sukses…”, tha ndër të tjera Bushati.