Kremlini ka paralajmëruar sot Perëndimin se ka hartuar një listë të aseteve amerikane dhe evropiane që do të sekuestrohen nga Rusia nëse liderët e vendeve të mëdha të industrializuara të G7-s vendosin të vazhdojnë sanksionet dhe të ngrijnë financat e Bankës Qendrore ruse dhe rezervat prej 300 miliardë dollarë.
Udhëheqësit e G7-s do të diskutojnë një version të ri ligjor për të lejuar sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse në takimin e tyre në shkurt, thanë të enjten dy burime me njohuri për planet dhe një zyrtar britanik.
Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaro se çdo lëvizje e tillë nga Perëndimi do të përbënte “vjedhje” dhe ndërmerret në shkelje të ligjit ndërkombëtar duke minuar sistemin financiar dhe ekonominë globale.
“Do të jetë një goditje e madhe për parametrat kryesorë të ekonomisë ndërkombëtare, do të dëmtojë ekonominë ndërkombëtare. Do të dëmtojë besimin e vendeve të tjera në Shtetet e Bashkuara, si dhe te BE-ja si garantues ekonomik. Prandaj, veprime të tilla kanë pasoja shumë, shumë të rënda”, u tha Peskov, gazetarëve.
I pyetur nëse ekzistonte një listë specifike e aseteve perëndimore që Rusia mund të sekuestronte si hakmarrje, Peskov tha: “Po, ekziston”. Por, ai nuk pranoi të thoshte konkretisht se për cilat asete bëhet fjalë.