osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK heton Ilir Beqajn për korrupsion e shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie! I’u kontrollua banesa: Lidhjet me “Delta Pharma”, nën hetim dhe gruaja

SPAK heton Ilir Beqajn për korrupsion e shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie! I’u kontrollua banesa: Lidhjet me “Delta Pharma”, nën hetim dhe gruaja

Ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, SPAK po bën një hetim të hellë pasuror, ndërkohë që ka nisur një tjetër procedim penal me akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se SPAK dyshon se Ilir Beqaj përmes lidhjeve me kompanitë ‘Delta Pharma’, e cila i është shitur më pas ‘Delta Holding’ ka tentuar të fshehë pasurinë. Burimet përmendin transaksione deri në 2.8 milionë euro.

Prej të enjtes (28 dhjetor 2023), me kërkesë të prokuroreve të posaçëm Elida Kaçkini dhe Dorina Bejko, të cilët kanë nën hetime edhe koncesionin e Check Up, janë duke u ushtruar kontrolle të imtësishme në Delta Pharma, kompania Avicena dhe farmacitë ‘Ditë e Natë’, edhe këto në pronësi të ‘Delta Holding’.

Delta Holding është në pronësi të Eduard Curra dhe Dorian Sadiku, me nga 50% të aksioneve secili.

Janë nisur kërkesa ndaj disa institucioneve shtetërore dhe financiare, mes të cilave bëhet fjalë për sigurimin e të dhënave rreth pasurive të luajtshme apo të paluajtshme, bankat e nivelit të dytë etj.

Për të siguruar prova me vlerë për hetimin BKH ka zbarkuar të enjten në banesën e Beqajt si dhe në disa kompani farmaceutike mes të cilave dhe ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar në atë kohë nga Beqaj, dyshohet për abuzim me kontratat.

Dyshohet se Ilir Beqaj ka lidhje kompaninë farmaceutike ‘Delta Pharma’ dhe disa farmaci të tjera.

Në hetime nga SPAK është vënë edhe bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj. Znj. Beqaj rezulton se ka pasur 15% të aksioneve të ‘Albanian Food and Hospitality’, një kompani e krijuar në vitin 2019, ndërsa me datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes. Aktualisht ‘Albanian Food and Hospitality’ është në pronësi të Eduard Curraj, që rezulton se është pronar i 50% të aksioneve të Delta Holding.

Gjithashtu ka dyshime se Beqaj, gjatë kohës që ishte ministër, ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe me farmacitë ‘Ditë e Natë’. Bëhet fjalë për miliona euro medikamente të blera për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë.