“Unë besoj se Berisha këtë dosjen e cështjes Partizani e konsideron si një aperitiv, sepse menuja e dyshimeve publike mbi Berishën është shumë herë më e rëndë se dheu që mban 17 kulla.
Nuk ka peshë më të rëndë se dheu i një varri. Pesha më e rëndë dhe më e pamatshme që nuk ka ekuivalent tjetër është pesha e varrit që e marrim të gjithë kur ikim.
Duke u thënë këtë kam parasysh 4 varret e hapura në 21 janar që ende nuk kanë marrë drejtësi. Vendimi i gjykatës së Strasburgut është orientim për drejtësinë.
Ka dyshime të tjerë, gjysma e shqiptarëve mendon se Berisha është i përfshirë në çështjen e Gërdecit apo në çështje të tjera të panumërta që lidhen me pushtetin e tij të gjatë. Të cilat e kanë kushtëzuar Berishën të zgjedhë një rrugë të tillë”, deklaroi analisti i përditshëm mediatik