Mulit i tërhoqi shumë vëmendjen sot agresiviteti i Zenit kur doli nga SPAK.
Sidomos betimi i tij se do ta mbronte babin me çdo kusht.
U prek dhe një lot i rrëshqiti në mjekër.
-Pse kaq papritur kjo shfaqje dashurie për babin, i tha Lelos?
-Kam frikë se e ka nga Argita, tha Lelo.
E ka parë atë në krye të protestës tek Gjykata e Lartë dhe ndjehet xheloz.
-Po pse të jetë xheloz, ata për një qëllim të përbashkët luftojnë.
-Po, po varet kush është pasardhësi, ai mund të shpëtojë nga drejtësia.
Se nuk do arrestojnë gjithë kryetarët e opozitës.
Fjala vjen nëse e merr ky PD pas Doktorit, i shpëton Gërdecit.
Nëse e merr Gita, shpëton Jamarbëri.
-Qenka problem, tha Muli. Si ta zgjidhim?
-E vetmja mënyrë është që Argita të marrë partinë e Lulit, Zeni këtë tonën.
Kështu janë dhe rivalë, dhe të dy kryetarë, dhe mbrohen nga drejtësia, tha Lelo.
-Kjo është zgjidhje shumë e mire, tha Muli, po hajt t’ia thuash atij burrit.
-Kur ta bëjnë këtë, nuk e pyet më njeri atë burrin, tha Lelo, prandaj mbaje parasysh.