osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish deputeti i PD-së Robert Ndrenika i lënduar: Rama më bëri atë që s’ma ka bërë njeri, më turpëroi para kolegëve

Ish deputeti i PD-së Robert Ndrenika i lënduar: Rama më bëri atë që s’ma ka bërë njeri, më turpëroi para kolegëve

Robert Ndrenika thotë se është ndier shumë i lënduar nga kryeministri Rama, kur nuk pranoi t’i jepte fjalën gjatë një takimi me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në Ndrenika tha se kreu i qeverisë “e turpëroi para kolegëve”.

“Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar, atë që ma ka bërë ai njeri, nuk ma ka bërë njeri deri më sot. Me turpëroi para kolegëve te mi, dhe 100 vetëve që ishin aty. Ishte shumë e rëndë për mua.” – u shpreh Robert Ndrenika në emisionin “Studio e Hapur”.

Pyetjes nëse është i dëshpëruar për shembjen e teatrit, Ndrenika pohon, ndërsa thotë se aty është krijuar gjithë kultura e Tiranës.

“Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.” 

Robert Ndrenika zbulon edhe pse Edi Rama nuk i dëgjon zërin aktorëve për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.”