PAK ka kërkuar që Sali Berisha të kryejë masën “arrest në shtëpi”, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.
Gjithashtu, sipas kërkesës së SPAK, Berisha do të ruhet me policë te dera e shtëpisë, si dhe do t’i ndalohet komunikimi me jashtë, përveç familjarëve të afërm të tij.
Vendimi për masën ndaj Berishës pritet të merret ditën e nesërme në GJKKO.
“… me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhet në kërkesën e zbardhur të SPAK.