Forcat Ajrore të Ukrainës shkatërruan një anije të flotës ruse në Detin e Zi, e cila dyshohet se ishte e ngarkuar me dronë iranianë Shahed, të përdorur nga Moska në konfliktin kundër Kievit.
“Anija Novocherkassk u shkatërrua nga pilotët tanë”, raportoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mykola Oleshchuk publikoi një video ku tregohej një shpërthim në bazën detare ruse në Feodosia në Krimenë e pushtuar.
Nga ana tjetër, Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë, tha se “zona e portit është rrethuar, shpërthimet janë ndalur dhe zjarri është në kontroll.
Të gjitha shërbimet kompetente të urgjencës janë në vend dhe banorët e shtëpive ngjitur do të largohen urgjentisht nga zona”, shtoi Axionov, duke theksuar se një person kishte humbur jetën.
Kreu i forcave ajrore të Ukrainës mori më vonë përgjegjësinë për sulmin në Feodosia, gjë që Kievi rrallë e bën menjëherë kur bëhet fjalë për bastisjet në territorin e kontrolluar nga Rusia.