osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sot GJKKO jep vendimin për Berishën, Bejko: Fund i turpshëm i karrierës së tij politike, përfundoi i vetmuar si Gadafi! Ja përse ai uron të lihet në burg?

Sot GJKKO jep vendimin për Berishën, Bejko: Fund i turpshëm i karrierës së tij politike, përfundoi i vetmuar si Gadafi! Ja përse ai uron të lihet në burg?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka qenë dje i ftuar në një media ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe për atë çfarë pritet gjatë ditës së sotme, vendimin e GJKKO mbi kërkesën e SPAK për të caktuar “arrest shtëpie” për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në “arrest me burg” dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’.

“Ai uron që jo ta lënë në arrest shtëpie por ta çojnë në burg qe të luajë rolin e një Mandele. Duke përfituar nga narrativa që ka krijuar është se kemi të bëjmë me një regjim…e gjëra të tilla”, deklaroi ai. Ndërsa sa i takon pjesës tjetër që e ka mbështetur Berishën gjatë kësaj periudhe, zoti Bejko tha se dyert për ta janë të hapura dhe se janë të justifikuar nga faji, duke theksuar se ish-kryeministri shfrytëzoi depresionin e demokratëve pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

“PD i ka dyert e hapura për të gjithë anëtarët e saj përjashtuar ata që kanë probleme me drejtësinë. Pjesa tjetër, patjetër që është e mirëpritur, nëse ata pranojnë të vijnë do të thotë se është një lloj pendimi. Nuk kanë faj, Berisha shfrytëzoi depresionin që i kapi demokratët pas humbjes së zgjedhjeve të 2021-it, u premtoi atyre se përmes karizmës së vetë brenda 6 muajve do rrëzonte Ramën por nuk ndodhi.

Doli ajo që thamë ne, Berisha ka dalë aty për hallin e vetë, të mbledhë sa më shumë njerëz për t’u thënë ndërkombëtarëve të bëjnë kujdes se mund të shkaktojë destabilizim si në vend ashtu edhe në rajon. Në fund doli siç thashë unë, përfundoi vetëm”, u shpreh ai. Më tej Bejko krahasoi situatën ku ndodhet Berisha me fundin e ish-liderit të Libisë, Gadafi, duke thënë se tashmë ish-kryeministri është i vetmuar.

“Berisha e ka ditur fatin që kur u shpall “non grata”. Nesër është fillimi i mbylljes së karrierës së Berishës të dalë me turp nga politika. Unë e shikoja Gadafin disa ditë para se të ndodhte ajo, futur në turmë të madhe të njerëzve dhe po këta qytetarë ishin të njëjtët që duartrokitën edhe fundin e tij”, nënvizoi nënkryetari i PD, Roland Bejko.

Kujtojmë se pasi Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, të nesërmen (26 dhjetor), Gjykata e Posaçme me kryesuese Irena Gjokën, mblidhet për të dhënë vendimin mbi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit “Partizani”.