Megjithë suksesin në rolet e tij filmike, aktori i filmit legjendar ‘Grease’ John Travolta, ka kaluar mjaft dhimbje gjatë viteve të jetës së tij, që prej humbjes së djalit të tij Jett te vdekja e dy partnerëve, bashkëshortes Kelly Preston dhe ish-të dashurës Diana Hyland, nga kanceri.
Pasi la universitetin për të gjetur famë në New York, Travolta u bë një nga aktorët më të famshëm të kohës së tij.
Por megjithë sukseset dhe pasurinë që erdhi me to, ai ka pasur shumë dhimbjeje nga tragjeditë familjare si vdekja e djalit të tij Jett më 2 janar 2009 dhe humbja e bashkëshortes Kelly më 12 korrik 2020.
Në kohën e vdekjes së birit të tyre, si John e Kelly thonin se nuk e besonin se do të arrinin te kalonin një dhimbje të tillë, ndërsa John thotë se mbështetej te feja për t’i mbijetuar një epoke kaq emocionale.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së Kelly, e përditshmja britanike Daily Star eksploroi vuajtjet e familjes Travolta.
Kelly Preston fitoi zemrën e John kur ata u njohën duke xhiruar komedinë e vitit 1989 “The Experts”, ata u martuan në 1991 dhe mirëpritën djalin e tyre Jett një vit më vonë.
Vetëm në vitin 2000 ata arritën të shtojnë familjen e tyre me lindjen e bijës Ella e më pas me djalin Benjamin, në 2010.
Më 13 korrik 2020, John dha njoftimin e tij të dhimbsur në Instagram, duke konfirmuar se gruaja Kelly kishte ndërruar jetë pas një beteje dy-vjeçare me kancerin e gjirit.
Ai shkruante: “Dashuria e jetës time Kelly, do të mbahet mend përgjithmonë. Po largohem nga puna për pak kohë për të qenë afër fëmijeve që kanë humbur nënën e tyre”.
Dy javë pas vdekjes së gruas Kelly, John u përball me një tjetër tragjedi teksa nipi i tij Sam Travolta Jr vdiq në moshën 52-vjeçare.
Sam kishte vdekur në shtëpinë e tij në Wisconsin, dhe për shkaqet e vdekjes nuk u dhanë detaje.
Sam kishte një marrëdhënie të ngushtë me xhaxhanë e tij, teksa ka thënë se John e kishte ndihmuar disa herë financiarisht.
Kur Jett ishte i vogël, prindërit e tij zbuluan se vuante nga një sëmundje e njohur si Sindroma Kawasaki. 11 vjet pas lindjes së Jett, Kelly shpjegonte se besonte se shkaku për sëmundjen e të birit ishte helmimi nga ushqimi që ajo kishte pësuar gjatë shtatzanisë.
John e Kelly kishin thënë se i biri kishte kriza epilepsia dhe ishte i diagnostikuar me autizëm.
Në vitin 2009, djali i tyre 16-vjeçar u gjet i vdekur në banjë gjatë pushimeve familjare në Bahamas.
Doktorët thanë se Jett kishte pësuar një krizë epilepsie gjatë së cilës kishte goditur kokën në vaskë, nga e cila humbi jetën.
Në të tjera intervista Travolta tregonte se mbështetej në besimin e tij në “Kishën e Shkencologjisë” për të gjetur forcë nga dhimbja e humbjes së të birit Jett. por para se ai të niste jetën me Kelly, Travolta kishte pësuar një tjetër humbje të rëndë.
Në fillimet e tij aktori ishte njohur me Diana Hyland, me të cilën u dashurua thellësisht.
John sapo kishte marrë rolin e tij në filmin “Grease” kur e dashura e tij Diana vdiq papritur nga kanceri i gjirit, megjithse dy vjet më parë kishte bërë operacionet mastektomisë për heqjen e tyre.
“Ajo nuk e dinte se do të vdiste deri dy javë para se të ndodhte”, tha më pas Travolta.
Në intervistë John zbuloi se Diana ishte dashuria e tij e parë dhe se ata do të ishin martuar.
John tregonte se kishte mbajtur Diana në krahët e tij deri në fund e madje përshkruante sesi “po i mbaronte fryma” kur ata thonin lamtumirat e tyre.