Pas reagimit të Abedin Oruçit ku emri i tij dilte në dosjen e SPAK për çështjen Gjici-Kaçi, duke u distancuar nga ky skandal i është përgjigjur edhe vete protagonistja, Alma Kaçi.
”Të kesh qenë njëherë kriminel nuk është turp. Të mbetesh kriminel është turp’‘, shprehet Kaçi.
Kujtojmë se Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te nënkryetari i Bashkisë Granit Gjana, për të folur me të mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, pasi nga një video e plotë e skandalit seksual në zyrën e tij, doli se Alma Kaçi i kishte kërkuar favore për një tender për sterilizimin e qenëve dhe Gjici e kishte aprovuar.
Gjici u vu në prangat e Policisë pasditen e së shtunës në një lokal poshtë shtëpisë së tij në Tiranë, te “Selvia”.
Kujtojmë që në 16 qershor, kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Pas publikimit të kësaj video, përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërkohë bëri me dije se me vajzën në të cilën shfaqej në video, Alma Kaçin prej kohësh kishte një lidhje. Kaçi u arrestua pak ditë më parë dhe iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ka dhe një fëmijë të mitur.