Nga Bledi Mane
Refiku, Faiku dhe Namiku ia bene fora. Tre vellezer kurajoze qe nuk pyeten as nga frika e regjimit e as nga dalldia e tranzicionit halabak shqiptar.
Refiku u fut ne ambasaden gjermane ne korrik te vitit 1990 dhe mbajti me pas frymen ne Mynih. Aty e priten si pasha e i ofruan strehë, bukë, marka gjermame, leje pune e brenda 5 vitesh u bë qytetar gjerman.
Faiku, vellai i dyte zbriti nga Tirana copa-copa drejt Gjirokastres dhe atje buze kufirit nisi rrugen me kembe drejt Greqise. Ishte shkurti i ftohte i vitit 1991 por ne fshatrat dhe qytetet e komshiut jugor gjeti ngrohtesi dhe pune. U sistemua dhe tani kapardiset edhe si shtetas grek, edhe si pronar sufllaqesh.
Ndryshe nga Refiku dhe Faiku, Namiku me i vogli vella zgjodhi te emigronte ne marsin e 1991 me anije drejt Italise. Vuajti pak si fillim ne stadiumin e Barit ku i mbajten disa dite mijera e mijera shqiptare por me pas, fati i qeshi si ngjyrat ne pikturat e rilindjes italiane dhe gjeti mikpritje e pune ne Firencen e bukur qe nuk e kishte pare as ne endrrat e femijerise.
27 vjet me pas, te tre vellezerit tashme me familje, me prona e me lekë menjane jane kthyer ne Shqiperi ku kane hapur te tjera biznese. Kodoshe te medhenj mbeten si gjithmone e megjithese jane shtetas te huaj ende vazhdojne dallaveret duke manipuluar taksat, duke masakruar punonjesit e tyre me 12 ore pune çdo dite e duke mos u paguar as sigurimet shoqerore. E kane kapur veten te tre vellezerit dikur refugjate dhe emigrante e tani kapardisur bejne moral e flasin si kompetente te gjithçkaje.
Madje mbreme kur ishin ulur e pinin birra e hanin qofte me shoqerine e tyre, ulerisnin e bertisnin me shume se te tjeret. Teksa muhabeti ne tavolinen e tyre proftasi per kampet e emigranteve nga Lindja e Mesme ose Afrika qe mund te mdertohen ne Shqiperi, tre vellezerit si tre lugeter te nje nate te kobshme, shanin dhe mallkonin plot pasion.
Njeri shante muslimanet dhe zezaket, tjetri shante qeverine, i treti premtonte se do ua digjte kampet emigranteve qe do dyndeshin ne Shqiperi…
Zgjodha pikerisht 3 personazhe shqiptaresh qe kane provuar ne kurizin e tyre emigracionin, mikpritjen e vendeve ku kane bujtur, respektin e atjeshem, buken qe kane ngrene, punet qe kane bere, parate qe kane fituar e ndersa tani klithin si virgjereshat hipokrite kur bejne seks pas qepjes se trete. Debati cinik e i peshtire qe ka pllakosur bashke me vapen e qershorit, nuk tregon gje tjeter veçse na grish e na gris masken qe ia kemi veshur vetes, gjasme si mikprites. Keta mysybeter harrojne se nuk ka bir kurve ta ndaloje globalizmin dhe multikulturalizmon ne çdo cep te Evropes. Dynjaja ndaj u prosperitua e u zhvillua se mikpriti raca, mendje, krahe pune nga cilido vend tjeter. Dhe shembulli me i qarte eshte kur çdo vit rreth 500 mije shqiptare aplikojne per Llotarine Amerikane. Duan te shkojne ne nje vend me 350 milione banore ku te bardhe, te zinj, hespanike, arabe, atesite, te krishtere, budiste, komuniste, malliste, muslimane, talebane, zaberzane, te rinj, pleq, engjej, dreq, te kamur, kothere, te bukur, sakate, lugate, renegate, burra e gra jetojne e punojne ne harmoni duke e kthyer Ameriken ne nje superfuqi qe ben ligjin ne kete planet.
Deri dje mallkonit maloket dhe leberit pse erdhen ne Tirane e me pas u puthet, u palluat, u martuat dhe lindet pasardhes. Te njejten gje po beni edhe tani me emigrantet por mos harroni, shume shpejt femijet tuaj nuk do i ndaloje dot askush nese do dashurojne nje brun, nje kinez,nje zezak, nje arab.
Jane punet e Perendise, jo te Qeverise!