E zgjedhur nga publiku përmes televotimit këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemër n’dorë” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024 që do të mbahet nga 7-11 maj në Malmo të Suedisë
Në natën e katërt finale, 11 anëtarët e Jurisë së Festivalit të Këngës, të kryesuar nga kompozitori Shpëtim Kushta në këtë edicion të 62 shpallën çmimet fituese:
-Çmimin e parë të Festivalit të 62 të Këngës e fitoi Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.
-Me Çmim të dytë në Fest’62 u vlerësua këngëtari Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”.
-Fitues për Çmimin e Kritikës është Martina Serreqi me këngën “Vetëm ty”.
–
Fitues si Debutuesi më i mirë është Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.
-Me Çmimin e tretë të Festivalit të Këngës u vlerësua këngëtari Shpat Deda me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.
Anëtarët e tjerë të jurisë që bënë vlerësimin ishin: këngëtarët Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda, Indrit Mesiti, shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare, poetja Natasha Lako, Victor Van Vought (producent muzikor), Zana Shuteriqi (muzikologoe, pedagoge),pianistja Anila Aliu dhe Shkumbin Ahmetxheka (drejtor i RTK).