Fundosja që i ka bërë Prokuroria e Posaçme (SPAK) familjes “Berisha” dhe hetimi me themel i dosjeve “CEZ-DIA” dhe pastrimit të parave të pista që ka alarmuar çiftin Meta-Kryemadhi ka ndezur situatën politike. Ditën e djeshme, ish-deputeti Halit Valteri u shpreh në një intervistë televizive se këto lëvizje nga SPAK do të ndryshojnë tërësisht politikën shqiptare.
“Një njeri që ka qenë kryeministër akuzohet për korrupsion, i shpallur non grata nga partnerët. Një njeri që ka rrezik destabiliteti dhe minimi të demokracisë në rajon dhe këtë gjë do të bëjë dhe nesër. Do tu tregojë shqiptarëve se ai është gati të djegë të vrasë çdokënd e gjithçka vetëm që të mbrojë veten”, tha Valteri.
Për ish-deputetin Valteri largimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës nga skena politike favorizon partitë e vogla opozitare. “Largimi i Berishës dhe Metës nga ana e drejtësisë… sepse deliri që kanë këta është i frikshëm. O Saliu o vajza e Saliut në krye, jo mor jo…Largimi i Berishës favorizon vetëm partitë e vogla opozitare që nuk janë dakord me qeverinë.
Çdo lloj force që lind e re apo është e vjetër për shkak të moshës por ka drejtues të rinj politik i bën mirë Shqipërisë me largimin e Berishës. Parlamenti i Shqipërisë nuk ka një këngëtar një futbollist një njeri që merret me sportin por duhet të jesh i mbështetur nga bandat kriminale që të fitosh në fushatë. Në parlamentet e tjera ke të të gjitha fushave këtu jo. S’ke një inxhinier…”, nënvizoi Valteri.
Terrori që po përjeton Meta nga SPAK
Ish-deputeti ka bërë një koment dhe për kreun e Partisë së Lirisë i cili gjithashtu është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA. “Thonë se bën tre orë gjumë natën dhe ka lidhur kokën me peshqir. Thonë që s’i ka mirë punët, për ato që ka katranosur. E ke parë që kur la mandatin e presidentit edhe në 2023 pak shoë politik. Është cikël i mbyllur ka kry punë. Është limon i shtrydhur.
Nuk ka çfarë të japë më. Janë miliarda euro që i kanë të investuara. Nuk largohen dot nga ky vend. Sot ndahet shapi nga sheqeri do kesh një tufë njerëzish”, shtoi ai.