Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, thotë e kishte të pamundur që të votonte sot, në seancën ku me votat e mazhorancës iu hoq imuniteti Sali Berishës, duke i hapur rrugë SPAK-ut për masën e arrestit ndaj tij.
E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv Kryemadhi tha se drejtësia në rastin e Berishës ka vepruar me dy standarde e se masa është marrë një mënyrë të paligjshme, megjithatë ajo është e mendimit se ç vetë do të përballej me drejtësinë, qoftë edhe Rama të ishte kreu i SPAK.
Për Kryemadhin kjo përplasje që po ndodh mes Sali Berishës dhe drejtësisë është një kauzë e mirë për të bashkuar opozitën
‘Isha në Kuvend. Nuk arrije dot të votoje.. Unë kam hyrë e para. Jam kundër çdo konfrontimi me gadistët. Marrin urdhërat e eprorëve të tyre. E gjithë salla ishte e mbushur me gardistë. Deputetët e PD-së ishin në kafe. Sapo filloi u kontrolluan. Arsye për të pasur dhunë nuk do të kishte. Bardhi i kërkoi kryetares të largoje gardën. Çfarë diskutimi do të bëhej. Në vend të shufrave të hekurit ishin gardistët.
Nuk ishte seancë dosido. Hiqej imuniteti i një ish-kryeministri, nuk ishte një seancë hajt se po kaloj. Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme nga SPAK-u për të krijuar handikap ligjor. A e ka bërë në dijeni SPAK-u. Është një lloj kambanë që tregon sa të vështirë e ka edhe drejtësia për të vepruar nga një qeveri që e intimidon.
Është marrë në mënyrë të paligjshme masa ndaj Berishës. Për mendimin tim deputeti s’ka nevojë të ketë imunitet. Nëse është lojë e SPAK dhe GJKKO se ka probleme me drejtësinë nga ana tjetër mendoj se i dha argumentin dhe shumë juristëve dhe ndërkombëtarëve që kanë qenë skeptikë për Reformën në Drejtësi, kërcet. A është bërë të cenohet Reforma? Pse përdorni 3 standarde. Drejtësia nuk po përdor të njëjtin standard.
Unë në Komision të Ligjeve do të thojë hajde më kërko heqjen e imunitetit jo ndryshimin e masës. Është kauzë e mirë për opozitën. I jepet shansi opozitës të bashkohet të krijojë frymën dhe shpresën për të thënë se tashmë unë po ta deklaroj haptas se ke një qeveri autoritare. Rama se lë Bashën të bashkohet me PD-në. Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bën gropën shokut bie vet brenda! Ka bërë shumë gropa. Kanë rënë shokët por do bjerë më shumë vet.
Për mua edhe Edi Rama të jetë kryetar i SPAK jam për tu ballafaquar me drejtësinë,. Nëse beteja ime nuk është me prokurorët apo gjyqtarët, çdo gjë është e shkruar. Ka shumë sy që vëzhgojnë. Mund të të vijë të të marrë prokurori.
Berisha ka sakrifikuar veten e tij familjen e tij për të legjitimuar një sistem ku ne jemi sot. Arbër Malltezi është i burgosur politik për mendimin tim. Sali Berisha ka sakrifikuar të ketë një kauzë.’- tha Kryemadhi.