Nga Kreshnik Spahiu
Sot Berisha nxori më pak protestues sesa në një xhenaze.
Në çdo fshat të Shqipërisë kur vdes një plak 80 apo 90 vjeçar, mblidhen 2000 banorë apo familjarë për ta përcjellë në banesën e fundit.
Sot në protestë kishin ardhur edhe më pak pjesëmarrës sesa në dasmën e djalit apo vajzës të tij, ku morën pjesë mijëra miq me dhurata.
Sot në protestë nuk kishte asnjë ish-drejtor, ish-deputet, ish-doganier, ish-ministër të qeverisë “Berisha”.
Sot në shesh nuk ishin as familjarët e grupit prej 39 deputetësh që ai pretendon se i ka me vete.
Sot në shesh nuk ishin as ish punonjësit e Bashkive Kamëz, Tropojë, Kukës, Shkodër, Kurbin, Lezhë që vinin me sufllaqe dhe autobus në çdo miting.
Sot në shesh nuk kishte asnjë themelues të Partisë Demokratike 1990.
Sot në shesh mungonin rinia, studentët, qytetarët, intelektualët, pronarët, biznesmenë dhe 1 milion demokratët që e mbështetën 33 vjet.
Askush nuk doli në shesh.
Populli kalonte indiferent dhe nuk kthenin as kokën në funeralin e tij politik.
Sot çdo kafe dhe restorant në Tiranë ishte plot.
Sot QTU dhe TEGU kishin mijëra klientë.