Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane. Me anë të një komunikate të shkurtër për shtyp, klubi kampion i Evropës ka njoftuar se Julen Lopetegui do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës madrilene. Trajneri aktual i Spanjës do të nisë punën me Realin menjëherë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”. Lopetegui ka nënshkruar një kontratë me Realin deri në vitin 2021.