osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Serbia në prag të luftës?

Serbia në prag të luftës?

Aleksandar Shapic, kandidati i partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç për bashkinë e Beogradit deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile.

Pohimi tronditës i tij erdhi pas njoftimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim.

“Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një lufte civile. Për këtë arsye, i kërkoj të mos e bëjnë, sepse neve lufta civile na shkatërroi.

Nuk ka ende pajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Është nxitje për konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, u shpreh ai.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Ai pretendon se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u sollën për të mbështetur listën e Partisë Përparitare Serbe (SNS).

“Janë sjellë njerëz edhe nga Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova”, thonë drejtues të tij. “Kjo çoi në ndryshimin e vullnetit elektoral të votuesve, prandaj koalicioni kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd, përsëritjen e votimit dhe pastrimin e listave zgjedhore”.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet e opozitës për zgjedhjet parlamentare. Beogradi ka rreth 1.4 milionë votues me të drejtë vote, që është afërsisht sa një e katërta e totalit të elektoratit në Serbi.