osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Incidenti: Vjosa Osmani fton në Presidencë, Ramush Haradinajn, por e lë të presë. Ai ngrihet dhe ikën

Incidenti: Vjosa Osmani fton në Presidencë, Ramush Haradinajn, por e lë të presë. Ai ngrihet dhe ikën

Ditën e sotme (e martë, 19 dhjetor) pritej të zhvillohej një takim mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kreut të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar rreth Asociacionit.

Megjithatë duket se Osmani është vonuar për këtë takim, dhe Haradinaj nga ana tjetër nuk ka pritur.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka folur për dështimin e këtij takimi.

“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit.

Kryetari Ramush Haradinaj si dhe sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga presidentja Osmani, por fatkeqësisht presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemaili.

Por, nga Presidenca thonë se Haradinaj nuk ka dashur të presë.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar presidenten për arritjen e tij”, ka thënë këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.